Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, ka prezantuar sot anëtarët e Ekzekutivit Komunal, të cilët do të udhëheqin dhe shërbejnë komunën gjatë katër viteve të ardhshme.
Në postimin e tij në Facebook, kryetari Vishi njoftoi përbërjen e ekzekutivit:
- Xhelal Dema – Nënkryetar i Komunës
- Urata Sopa – Drejtoria e Administratës së Përgjithshme
- Lumnije Demnika Selmani – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
- Gazmend Bunjaku – Drejtoria e Arsimit
- Valdrin Dogani – Drejtoria e Buxhetit dhe Financave
- Korab Krasniqi – Drejtoria e Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit
- Arian Teneqja – Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës
- Suad Dullovi – Drejtoria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë
- Lulzim Krasniqi – Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
- Arlinda Rakoci Raka – Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit
Kreu i komunës theksoi angazhimin e këtij ekipi për të punuar ngushtë me qytetarët, për të dëgjuar nevojat e tyre dhe për të përmirësuar zhvillimin dhe shërbimet në komunë.
“Me këtë ekip, zotohemi për bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, dëgjim të nevojave të tyre dhe punë të palodhshme për një komunë më të zhvilluar, më të drejtë. Ju falënderoj për besimin. Së bashku, do ta çojmë komunën tonë përpara”, tha Sabedin Vishi.
