Strugë, 24 shtator – Edhe një përçarje e madhe në Aleancën Kombëtare për Integrim në Strugë. Kësaj radhe, kryetari aktual i Strugës, Ramiz Merko, haptazi ka dalë në mbështetje të listës së pavarur për Këshillin e Strugës, duke ja kthyer kështu shpinën AKI-së dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Postimi i plotë:
“Unë mbështes fuqishëm listën e pavarur për Këshillin e Strugës. Këta individë kanë treguar integritet dhe vullnet për të punuar për të mirën e qytetit tonë.
Të gjithë ata që besojnë në zërin e lirë të qytetarëve, ftoj t’i bashkohen mbështetjes sime.
Në fletën e votimit, votoni numrin 120!
Kjo është një zgjedhje për qytetarët, nga qytetarët”, ka shkruar Ramiz Merko
