Kryetarja Siljanovska-Davkova e pranoi dorëheqjen e Komisionit për falje

nga Redaksia

Shkup, 26 tetor – Anëtarët e Komisionit për falje sot e informuan kryetaren Gordana Siljanovska-Davkova se po dorëheqin kolektivisht nga pozitat e tyre në komision.

Vendimi për dorëheqjen kolektive nga Komisioni për falje anëtarët e morën në përputhje me parimet e tyre personale dhe profesionale.

Kryetarja Siljanovska-Davkova e pranoi dorëheqjen e paraqitur nga prof. dr. Metodija Kanevchev, prof. dr. Gordan Kallajdhiu, prof. dr. Arlinda Kadri Shahinoviç, dr. Zora Mitiq, m.sc. Ana Gjorgjieva Ivanovska dhe Ajtën Shaqiri.

Në periudhën e ardhshme, kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova do të kryejë konsultime për përbërjen e re të komisionit, si dhe për dobësitë institucionale dhe ligjore që ekzistojnë në sistemin e faljes së të dënuarve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More