Kujdesi për mjedisin dëshmohet me vepra, 120 autobusë ekologjik gati për në qarkullim!

nga I.A

Shkup, 2 prill – Ajri ndotur, mbeturinat, mungesa e hapësirave të gjelbërta kanë qenë problemet kryesore me mjedisin dhe kryetitujt e lajmeve në pushtetin e kaluar. Tani, lajm i javës mund të konsiderohet fakti se po ndërmirren hapa konkret e veprime të qarta në drejtim të përmirësimit të gjendjes së rënduar të mjedisit. 120 autobusë ekologjik gati për tu lëshuar në qarkullim, shkruan Zhurnal.

Mexhiti: Qeveria miraton furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë për transportin publik

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se, Qeveria ka miratuar furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë për transportin publik.

“Qeveria miratoi sot furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë, nga të cilët 80 do t’i dorëzohen NP Shkup, ndërsa 40 të tjerët do të shpërndahen në komuna, bazuar në nevojat dhe kriteret ekonomike.

Këta autobusë do të ndihmojnë në uljen e ndotjes së ajrit, mbrojtjen e mjedisit, përmirësimin e cilësisë së transportit publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm jo vetëm në kryeqytet, por edhe në komunat e tjera.”, ka shkruar Mexhiti.

Reformat në ekologji të patjetërsueshme –

Se mjedisi ekologjik nuk është në nivelin e duhur e thonë rezultatet e publikuara për nivelin e ndotjes së ajrit duke e radhitur Maqedoninë e Veriut shumë herë si shtetin me ajrin më të ndotur në Evropë. Në shumë qytete shpesh herë janë regjistruar vlera të larta të ndotjes së ajrit, përkatësisht prania e grimcave kancerogjene PM10 , duke arritur dhjetë herë nga niveli i lejuar.

E po të njëjtën e thotë edhe Komisioni Evropian, sipas të cilëve kapacitetet administrative në fushën e mjedisit, në të gjitha nivelet, mbeten të dobëta, me burime njerëzore dhe financiare të pamjaftueshme për zbatimin e legjislacionit, ndërsa puna e inspektimeve ka ndikim të vogël.

Maqedonia e Veriut duhet të forcojë dukshëm ambiciet e saj në lidhje me tranzicionin e gjelbër apo ekologjik, veçanërisht në kontekstin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Gjatë vitit të ardhshëm, vendi duhet të përshpejtojë veçanërisht përpjekjet për uljen e ndotjes së ajrit në nivel lokal dhe kombëtar, si dhe për të reduktuar ndotjen difuzive të burimeve të ujit të ëmbël.

Për të zbatuar masat për krijimin e një sistemi rajonal të menaxhimit të mbetjeve, veçanërisht në rajonet Lindore dhe Verilindore, si dhe për të zbatuar Marrëveshjen e Parisit, duke përfshirë miratimin e një ligji për klimën, në përputhje me Kornizën e BE-së 2030, citohet në raportin e këtij viti të Komisionit Evropian në lidhje me Kapitullin 27 – “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike”.

Mjedisi, shëndetësia e arsimi janë po të së njëjtës rëndësi-

Për çështjet shëndetësore e ato arsimore shpesh flitet e diskutohet për mangësitë dhe investimet që duhet bërë, por jo pak flitet edhe për mjedisin por që shihet që nuk është e mjaftueshme ajo që thuhet e bëhet për mjedisin. Mbase, për të funksionuar një shtet normal që është edhe shtet kandidat për anëtarësim në BE çështjet mjedisore nuk duhet t’i trajtojë asnjëherë si çështje dytësore.

Në Maqedoninë e Veriut Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shpesh herë është udhëhequr nga njerëz jo adekuat e aspak kompetent, të cilët as idenë nuk e kishin se sa i rëndësishëm është ambienti e mjedisi për një shëndet fizik por edhe mental. Madje, në ndarjen e kulaçit qeveritar dhe kur partitë partnere në koalicionet qeverisëse këtë Ministri e kishin si “gomë rezervë” sa për ta bërë ndonjë ministër se për të çuar para çështjet e mjedisit reflekton se nuk është menduar e munduar ndonjëherë.

E këto mbase nuk janë komente e vlerësime koti, sepse po të njëjtën e thonë rezultatet e publikuara për nivelin e ndotjes së ajrit duke e radhitur Maqedoninë e Veriut shumë herë si shtetin me ajrin më të ndotur në Evropë. Në shumë qytete shpesh herë janë regjistruar vlera të larta të ndotjes së ajrit, përkatësisht prania e grimcave kancerogjene PM10 , duke arritur dhjetë herë nga niveli i lejuar. E tani më e kemi edhe Parkun Kombëtar të rrethuar me deponi por që nuk po pastrohen sepse sipas ministres së Mjedisit qytetarët i mbushin sërish. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More