Kumbaro sjell përvojën e turistëve nga Velipoja: Pastërti dhe kushte shumë të mira

nga D. V.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot përshtypjet e turistëve, të cilët kanë zgjedhur Velipojën për të pushuar.

Kumbaro theksoi se në Velipojë aksesi i shtuar në plazhe dhe shërbime publike ka krijuar përvoja fantastike të turizmit bregdetar si dhe pushues të kënaqur.

“Këtë sezon është hera e dytë, kam qenë dhe në  qershor. Herën e fundit kam qenë në 2019, dhe prej atëherë deri sivjet ka përmirësim. Është zhvilluar Velipoja më shumë. Duhet me ardhë në Velipojë se është mirë për kalimin e pushimeve”, tha një turist.

“Ditën e dytë kemi zgjedhur hapësirat publike edhe është shumë mirë. Kjo po më pëlqen. Ndoshta për herë të parë është për t’u ndarë hapësirat publike. Përgjithësisht, po më pëlqen se hapësira të mëdha edhe vendet publike, edhe njerëzit janë një mikpritës”, u shpreh një tjetër turist

“Shumë mirë, mjaftueshëm është”, theksoi një tjetër, teksa një turist tjetër u shpreh se, “po kushtet të mira janë”.

“Pastërti shumë, të gjithë të mirat janë”, theksoi një tjetër.

Një turist nga Kosova u shpreh se, “kur kam shkelur për herë të parë në Shqipëri në 2009-ën këtu kam ardhur dhe prej atëherë rregullisht vij çdo vit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More