Kumbaro: Ura e e re e Viroit garanton qarkullim të pandërprerë gjatë gjithë vitit

nga D. V.

Në Gjirokastër po vijon puna për ndërtimin e urës së re të Viroit, e para nga 30 urat që do të ndërtohen ose përmirësohen në të gjithë Shqipërinë, falë investimit të qeverisë me mbështetjen e Bankës Botërore.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot foto nga kantieri i urës së re të Viroit, që po realizohet nga ARRSH, një investim me mbështetjen e Bankës Botërore që do të sigurojë qarkullim të pandërprerë dhe të sigurt gjatë gjithë vitit.

Kumbaro bëri të ditur se ura do të ketë 2 korsi dhe trotuare për kalimtarët në të dy anët e saj, si pjesë e përpjekjes për një infrastrukturë transporti të qëndrueshme ndaj klimës.

Ura është e vendosur në aksin SH4 drejt pikës kufitare të Kakavijës me Greqinë dhe është thelbësore për lidhjen rajonale.

Ura do të jetë 33 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë, me 2 korsi dhe trotuare për kalimtarët në të dy anët e saj. Ura e re do të shkurtojë kohën e udhëtimit, përmirësojë sigurinë gjatë përmbytjeve dhe lidhë komunitetet e Jugut të Shqipërisë duke krijuar më shumë mundësi punësimi, arsimimi, të kujdesit shëndetësor dhe aksesit në tregje.

Sipas BB-së, në mungesë të rrugëve alternative, kur ura përmbytet, ndërtimi i urës së re do të sigurojë qarkullim të pandërprerë gjatë gjithë vitit.

Mbi 200 mijë drejtues mjetesh dhe 150 mijë këmbësorë do të përfitojnë si pjesë e përpjekjeje për një infrastrukturë transporti të qëndrueshme ndaj klimës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More