Kuvendi sot shqyrton raportet e disa institucioneve dhe aktin normativ të buxhetit

nga D. V.

Kuvendi do të mblidhet sot për seancën plenare në orën 10:00. Në rendin e ditës janë përfshirë disa çështje, përfshirë edhe zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu në rendin e ditës parashikohet edhe shqyrtimi i raporteve vjetore të veprimtarisë së disa institucioneve për vitin 2024, konkretisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, Departamentit të Administratës Publike, Komisioni i Prokurimit Publik, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Gjatë seancës plenare do të diskutohen edhe disa akte normative: Akti normativ për disa ndryshime në ligjin për “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”; akti normativ për disa ndryshime në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”; si dhe akti normativ për disa ndryshme,”Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”.

Gjithashtu në rend dite është parashikuar edhe akti normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2025.

Gjatë seancës plenare sot do të diskutohet edhe projektligji për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2024, si dhe projektligji për barazinë gjinore dhe disa ndryshime në ligjin për gjendjen civile.

Një tjetër projektvendim në rend dite është edhe “Për miratimin e raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, për mosngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj”.

Gjithashtu në rendin e ditës janë parashikuar edhe projektvendimet për disa ndryshime për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit” dhe “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More