Adriatik Lapaj humb shpresat për t’u bërë deputet. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzon ankimin e kreut të “Shqipëria Bëhet”.
Por KAS rrezon pjesërisht edhe Celibashin, i heq mandatin Kleana Xhuvelit dhe ja kalon Ana Dajkos, e para në listën e mbyllur.
Analisti Rezart Kthupi, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se vendimi i KAS nuk ishte vendim i duhur, por shtoi se duhen parë argumentet që ka përdorur për të arritur në një konkluzion të tillë. Ai theksoi se dorëheqja e kandidatëve të koaliconit “Shqipëria Bëhet” nga listat e mbyllura ka ndodhur dy ditë nga zgjedhjet e 11 majit dhe në këtë kuadër, aktin e tyre KAS e ka cilësuar nul dhe pa asnjë efekt.
“Jo vendim i duhur. Nëse dorëheqjen do ishin dhënë më 1 prill, KQZ në bazë të ligjit duhet të kërkonte që subjekti të riplotësonte listën. Teknikisht është problem i KQZ jo i subjektit zgjedhor. Kjo dorëheqje është depozituar dy ditë para zgjedhjeve. Pasi ke dalë në fushatë, nuk mund të dalësh dhe të thuash pastaj nuk duan dhe ky është veprimi që KAS e ka cilësuar veprim nul. Kolegji zgjedhor do të mbajë të njëjtin qëndrim. Duhen të tërhiqen të gjithë të tjerët në listën e mbyllur, që mandati të kalojë te Lapaj”, tha ai.
Komisioni i Ankesave rrëzon edhe ankesën e Andia Ullirit, duke i lënë mandatin ish prokurorit Arjan Ndoja. Ulliri kërkoi zbatimin e Kodit Zgjedhor, me pretendimin se mandati i takon asaj për shkak te kuotës gjinore.
Për këtë pjesë, Kthupi theksoi se mandati i gjashtë i Partisë Demokratike në Durrës i takonte Andia Ullirit, duke marrë në konsideratë kuotën gjinore të listës, siç e parashikon Kodi Zgjedhor.
“Mandati i gjashtë në Durrës duhet ti takonte gjinisë femërore. Mendoj se përfundim që ka arritur KAS është i gabuar dhe në kundërshtim me atë qëndrim ka Gjykata Kushtetuese sa i takon Kodit Zgjedhor”, tha ai.
 
			        
 
			        