Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

nga D V

Heqja e ndryshkut të veturave me anë të laserit po cilësohet të jetë “magji e vërtetë”.

Këtë e ka konfirmuar edhe kanali “I am Detailing” në YouTube, i cili së fundmi ka publikuar një video të një Toyota 4Runner që kalon nëpër disa procese pastrimi, përcjell Telegrafi.

Siç shihet edhe në video, laseri kalon nëpër çdo centimetër ku ka ndryshk dhe e largon atë.

Përveç pjesës së poshtme të trupit, laseri largon ndryshkun edhe nga frenat, nga pjesa e pasme e veturës, dhe ndryshkun sipërfaqësor.

Pas trajtimit me laser, 4Runner kalon nëpër një proces tjetër pastrimi dhe lyerje.

Rezultati është një 4Runner 30 vjeçar, por që duket sikur ka udhëtuar nëpër kohë e nuk është vozitur kurrë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More