Lavazhet nisin çmontimet/ Rama: Çuna, respekte! Po kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu

nga L. M

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish, sa i takon çlirimit të hapësirave publike. Shefi i qeverisë ka ndarë video, në të cilën shfaqen pronarët e lavazheve dhe gomisterive,  duke çmontuar tendat në zonat e banuara.

“Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu apo jo Turi? Prandaj hiqini vetë këto që mos merrni edhe gjobë dhe po e patët tokën tuaj, merrni leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave jo për lavazh në rrugë – e deri atëherë toka do rri bosh dhe pastër në shërbim të komunitetit  Po s’e patët tokën tuaj, në këto hapësira do mbillen përfundimisht pemë e do vihen stola apo lodra për fëmijë”, shkruan Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More