Shkup, 8 tetor – Uebfaqja zyrtare e kandidatit për kryetar komune në Çair, Izet Mexhiti, është tani e hapur dhe në dispozicion për publikun. Në të gjeni programin zgjedhor të kandidatit, i cili përmbledh prioritetet dhe masat kryesore në fushat e shërbimeve publike, infrastrukturës, arsimit dhe kulturës, sigurisë, mjedisit, ekonomisë lokale dhe shëndetësisë. Linku i webfaqes: www.izetmexhit.mk
Faqja përmban gjithashtu informacion të detajuar mbi aktivitetet e fushatës: takime me qytetarë, vizita në lagje, pjesëmarrje në evente lokale dhe iniciativa vullnetare, shpesh të ilustruara me fotografi dhe video. Vizitorët mund të gjejnë biografinë e Izet Mexhitit, kontaktet për t’u angazhuar si vullnetarë apo për dhurime, si dhe kalendarin e ngjarjeve dhe dokumentet e programit për shkarkim.
Uebfaqja synon të rrisë transparencën dhe ndërveprimin me banorët e Çairit, duke ofruar mundësinë për t’u abonuar për njoftime dhe për të dhënë komente apo pyetje. Për më shumë informacion vizitoni uebfaqen zyrtare të kandidatit.