LSDM: Qeveria lë pa paga punëtorë nga disa institucione për Pashkët

nga D. V.

Shkup, 18 prill –  Në këto ditë festive, për Pashkë, Qeveria la pa pagesë punëtorët e kulturës, punëtorët në qendrat për punë sociale, punëtorët në Inspektoratin Shtetëror të Punës, në Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe në Ministrinë e Ekonomisë, thotë nënkryetarja e LSDM-së, Kristina Kostova.

“OBRM-PDUKM po shkel rëndë dhe pa grimë ndërgjegje ligjin për pagesën e pagave të të gjithë punëtorëve deri më datë 15 të muajit aktual për muajin paraardhës. Ose ligjet nuk vlejnë për qeverinë e Mickoskit ose nuk i interesojnë fare punëtorët.

Paga nuk është shpërblim, është një e drejtë bazë ligjore e garantuar e çdo punëtori. Kemi ardhur në atë pikë ku në Maqedoni nuk flitet më për zhvillim ekonomik, por nëse qeveria mund ta përmbushë obligimin ligjor, pagesën e pagës së fituar. Për qeverinë, mund të ketë papaja, mango dhe luks, për punëtorin, thërrime në tryezë. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë.

Punonjësit e sektorit publik meritojnë të dinë të vërtetën, pse nuk u janë paguar pagat dhe kush do të mbajë përgjegjësi për këtë? Kërkojmë pagesën e menjëhershme të pagave për punonjësit e sektorit publik. Dinjiteti dhe të drejtat ligjore të punëtorëve nuk guxojnë të varen nga paaftësia e Qeverisë”, tha Kostova

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More