Maqedoni – Letoni, hyrja do të jetë falas në stadium

nga D. V.

Përfaqësuesja A e Maqedonisë së Veriut të enjten më 13 nëntor do të zhvillojë ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë vit, ku në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të takohet me Letoninë në një ndeshje kontrolluese. Nga Federata e Futbollit të Maqedonisë kanë informuar se hyrja për publikun do të jetë falas për të gjithë. “Kjo është mënyra jonë për të shprehur mirënjohje ndaj të gjithë përkrahësve për mbështetjen e tyre pa kushte gjatë gjithë vitit.

Ju ftojmë që së bashku të krijojmë edhe një atmosferë të bukur dhe t’u japim mbështetje të fuqishme futbollistëve tanë në ndeshjen e fundit para publikut vendas këtë vit, si dhe t’i motivojmë për ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Uellsit në Kardif”, thuhet mes tjerash në komunikatën e FFM-së.

Dueli Maqedoni – Letoni do të luhet të enjten, duke nisur nga ora 18:00, teksa me 18 nëntor, përfaqësuesja e vendit do të zhvillojë ndeshjen eliminatore ndaj Uellsit në transfertë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More