Masakra e Reçakut nuk harrohet: Historia e Kosovës në film – pjesë e tij Robert De Niro

nga D. V.

Një projekt kinematografik i fuqishëm që rikthen kujtimin e masakrës së Reçakut dhe tërë luftës në Kosovë është në rrugë për t’u realizuar.

Filmi pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur ndërkombëtarisht, përfshirë legjendën e Hollivudit, Robert De Niro, duke i dhënë kësaj historie një zë global.

Këtë lajm e bëri të ditur producenti nga Kosova, Fitim Krasniqi, për gazetarin Blendi Fevziu, duke theksuar se ky film synon të tregojë vuajtjet dhe sakrificat e popullit kosovar, përfshirë historinë e babait të tij i cili u dogj i gjallë.

“Babanë e plagosën dhe e dogjën të gjallë. Filmi do të jetë edhe historia e tij, shumë aktorë do të marrin pjesë, besoj edhe Robert De Niro, të gjitha kontratat janë nënshkruar, dhe e ka pranuar me shumë kënaqësi”, tha Krasniqi.

Ai njoftoi se xhirimet do të fillojnë vitin që vjen pasi theksoi se oraret e aktorëve janë të ngjeshura.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More