Mazda 6e Sports Edition duket si një BMW M Sport – por me një çmim shumë më të ulët

nga D. V.

Modeli më i fundit i Mazdës ka mbërritur dhe ka një pamje shumë sportive.

Limuzina 6e kishte tashmë një dizajn elegant dhe një interier të rafinuar, por i mungonte një notë sportive – diçka si paketa M Sport e BMW-së.

Mazda i dëgjoi dëshirat e adhuruesve dhe më në fund ia plotësoi kërkesën atyre, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi japonez i makinave dhe partneri i tyre kinez Changan kanë prezantuar EZ-6 Sports Edition për tregun kinez.

EZ-6 është emri që mban ky model në Azi, ndërsa në tregjet perëndimore njihet si 6e.

Detajet e zeza të jashtme, fellnet prej aliazhi 19-inç me shkëlqim të zi dhe disqet e kuqe të frenave e dallojnë vizualisht Sports Edition nga variantet e rregullta EZ-6.

Fryma sportive vazhdon në kabinë përmes përdorimit të Alcantara-s dhe qepjeve të kuqe në ulëse dhe tapiceri.

Mazda ka shtuar gjithashtu ndriçim ambienti të kuq në brendësi, si dhe një dizajn të konsolës në stilin e versionit sportiv CX-60.

Pajisjet standarde përfshijnë një ekran multimedial 14.6 inç, një HUD me realitet të shtuar 50 inç të mundësuar nga një çip Qualcomm Snapdragon 8155, si dhe një sistem audio Sony me 14 altoparlantë.

Ky version sportiv u shfaq për herë të parë në Panairin e Automobilave të Shangait muajin e kaluar.

Mazda dhe Changan nuk zbuluan nëse modeli është më i fuqishëm se modeli standard, por supozohet se bëhet fjalë vetëm për një paketë stilimi.

Pritet gjithashtu që Mazda së shpejti të ofrojë pajisje të ngjashme sportive për versionin evropian të 6e, Sports Edition u zhvillua bashkërisht nga Mazda dhe Changan në bashkëpunim me Mazda Europe.

Një gjë që me siguri do të dallojë versionet kineze nga ato perëndimore është gama e motorëve.

Edhe pse të dy modelet prodhohen në të njëjtën fabrikë Changan, modeli kinez EZ-6 ofrohet me një sistem fuqie “zgjerues të gamës”, me një motor benzine 1.5 litra 70 kW (vetëm gjenerator elektrik) dhe një motor elektrik 218 kauj-fuqi (160 kW), ose si një version plotësisht elektrik me 258 kuaj-fuqi (190 kW), ndërsa modelet evropiane 6e janë tërësisht elektrike.

Çmimi i Edicionit Sportiv “six” nuk është bërë ende i ditur, dhe kujtojmë se versioni i rregullt i EZ-6 në Kinë kushton 18,500-24,000 euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More