Në Vientiane të Laosit u mbajt samiti i 19-të i vendeve të Azisë Lindore.Kryetarë të qeverive të këtij rajoni diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh i shërben zhvillimit e stabilitetit të qlndrueshëm.
Duke folur në këtë samit, kryeministri kinez Li Qiang , tha se tani bota ka hyrë në një periudhë me luhatje dhe ndryshime, dhe rigjallërimit të ekonomisë botërore mungon vitaliteti. Ndërkohë, ky vit shënon 70 vjetorin e paraqitjes së Pesë Parimeve të Bashkëjetesës Paqësore. Sipas tij, në një botë të paqëndrueshme, “bashkëjetesa paqësore” po bëhet më e vlefshme. Trajtimi ndërsjellë i barabartë, respektim me leverdi reciproke, dhe promovimi i përbashkët i stabilitetit kanë rëndësi të madhe për të ruajtur zhvillimin e shpejtë të Azisë. “Pesë Parimet e bashkëjetesës paqësore” jo vetëm që nuk janë të vjetruara sot, por gjithashtu shfaqin vlerat bashkëkohore dhe rëndësinë botërore.
Li Qiang vuri në dukje se Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të promovuar më tej “Pesë Parimet e Bashkëjetesës Paqësore”, t’u përqendruar mbi nxitjen e ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, duke kërkuar konsensuse, thelluar besim të ndërsjellë, forcuar bashkëpunim për të krijuar një të ardhme më të ndritur dhe më të mirë për rajonin dhe botën.
Li Qiang tha se zhvillimi dhe lulëzimi rajonal janë të pandashëm nga paqja dhe stabiliteti në Detin e Kinës Jugore. Kina ka qenë gjithmonë e përkushtuar të respektojë ligjin ndërkombëtar, duke përfshirë Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, dhe ka respektuar gjithmonë Deklaratën për Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore, duke ngulur këmbë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut dhe konsultimit, duke zhvilluar bashkëpunim aktiv. Aktualisht, Kina dhe vendet e ASEAN-it po përshpejtojnë konsultimet mbi “Kodin e Sjelljes në Detin e Kinës Jugore” dhe po përpiqen të arrijnë një konsensus të hershëm. Vendet përkatëse jashtë rajonit duhet të respektojnë dhe mbështesin përpjekjet e Kinës dhe të vendeve të tjera rajonale për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore, dhe të luajnë një rol konstruktiv.
