Mbyllet Messenger? Facebook bën lajmërimin e rëndësishëm!

nga D. V.

Meta ka njoftuar se aplikacioni i saj Messenger për desktop në Windows dhe Mac do të mbyllet.

Që nga 15 dhjetori, përdoruesit do të duhet të shkojnë direkt në Facebook për të vazhduar bisedat përmes kompjuterit të tyre.

Sapo të fillojë procesi i mbylljes, përdoruesit do të marrin një njoftim brenda aplikacionit. Ata do të kenë një periudhë 60-ditore për të vazhduar përdorimin e Messenger para se aplikacioni të mbyllet përgjithmonë.

Meta sugjeron që përdoruesit të aktivizojnë ruajtjen e historikut të bisedave para se aplikacioni të zhduket përfundimisht. Përndryshe, historiku i bisedave do të humbasë përgjithmonë.

Ndërkohë, aplikacioni i Messenger për desktop nuk është më i disponueshëm në Apple App Store.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More