Me kthimin e ditëve me diell, qytetarët e Shkupit po përjetojnë një periudhë të shkurtër pushimi nga ndotja e ajrit

nga Xh M

Shkup, 12 nëntor – Me kthimin e ditëve me diell dhe temperaturave më të ngrohta, qytetarët e Shkupit po përjetojnë një periudhë të shkurtër pushimi nga ndotja e ajrit, një fenomen që ka vendosur kryeqytetin shpesh në krye të listave botërore për ajër të ndotur gjatë stinës së dimrit. Ditët e kthjellëta jo vetëm që ofrojnë një pamje më të pastër, por sjellin edhe një ndjenjë të rehatisë, duke i shtyrë qytetarët të lëvizin lirshëm në parqe.

“Ajri mund të jetë I ndotur por tash duket pastër, siç edhe shihet gjatë ditës është shumë më pastër dhe shumë më mir. Edhe qytetarët lëvizin më shumë nëpër parqe”, tha një qytetar.

“Akoma nuk ka filuar shumë sepse është ngrohtë. Në momentin që ftohet patjetër që do të ketë ndotje nga ngrohja me dru po edhe me naftë. Diçka duhej të ishte bërë shumë kohë më parë, por kushdo që vjen në pushtet dëshiron të kalojë kohë më të mirë dhe ta kalojë mandatin e tij. Përndryshe, Maqedonia duhej të ishte gazifikuar shumë kohë më parë, në veçanti Shkupi”, u shpreh një qytetar.

Sipas matjeve të fundit, ndotja e ajrit vërehet kryesisht në orët e mëngjesit dhe vonë në mbrëmje, kur rritet përdorimi i druve dhe derivateve për ngrohje, ndërsa gjatë ditës, rrezet e diellit ndihmojnë në shpërndarjen e grimcave ndotëse.

“Zgjohem herët dhe e ndjej që kundërmon erë e pakëndshme Shoh që ka lagështirë poshtë në asfalt dhe në oborrin tim dhe kur shkoj ta kontrolloj është e ndotur”, u shpreh një qytetare.

“Nuk di nga t’ia filloj, nga sistemi i ngrohjes, nga fabrika e çimentos, nëse djegin dru apo çfarëdo që vendosin në soba, nuk di nga t’ia filloj, tha një qytetare.

Ambientalistët kërkojnë veprime urgjente dhe strukturore, duke theksuar se problemet thelbësore shtrihen përtej ngrohjes së shtëpive.

“Gjëja e parë që përmenda është koncepti 0 mbeturina, pa të nuk bëjmë asgjë dhe do të mbytemi në deponi dhe eko-deponi të ndotura. Duhet bërë një kontroll rigoroz ndaj industrive që kanë leje të integruara A dhe B, pastaj të krijohen stacione matëse me perimetra rreth vetë ndotësve industrialë, të cilat do të mundësojnë një shfaqje të drejtpërdrejtë se kush nga ku ndot dhe pse, në mënyrë që inspektoratet dhe vetë qytetarët të informohen, sepse aktualisht e dimë që Shkupi është i ndotur dhe aq, nuk kemi idenë se nga ku dhe kush ndot”, deklaroi Dragan Dimkoviq, zelen human grad.

Përderisa dielli vazhdon të jetë aleati më i mirë i Shkupit kundër mjegullës së ndotjes, qytetarët nuk ndalojnë të bëjnë thirrje për zgjidhje të përhershme, veçanërisht modernizimin e industrisë dhe sistemeve të ngrohjes të cilat mbeten thelbësore për të siguruar një mjedis të shëndetshëm për të gjithë. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More