Shkup, 13 nëntor – Ndonëse tha se në VLEN ende nuk ka arritur ndonjë kërkesë apo propozim që Menduh Thaçi të jetë pjesë e koalicionit, Adnan Azizi deklaroi se politikanët që kanë vite në politikë nuk duhet të riaktualizohen.
Azizi tha se nuk sheh arsye që pas dy mandatesh të vazhdojnë të njëjtit politikanë, që siç shtoi, duhet promovuar figura të reja.
“Nëse bëjmë riciklimin e figurave të vjetra, unë nuk e di se ato çfarë kanë t’i ofrojnë kësaj shoqërie dhe këtij mileti. Jam për të promovuar figura të reja”, tha Azizi.
