Mexhiti dhe Kasami trokasin në dyert e tetovarëve: Më 2 nëntor, konfirmojmë fitoren e madhe

nga Xh M

Tetovë, 30 tetor – Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami kanë zhvilluar fushatë bashkërisht në Tetovë dhe kanë trokitur në dyer të tetovarëve.

Në njoftimin e tij në Facebook, Kasami tha se qytetarët janë duke e “përqafuar vizionin e tyre çdo ditë e më shumë” dhe se më 2 nëntor do të “konfirmohet fitorja e madhe”.

“Bashkë me zv/kryeministrin Izet Mexhiti, trokitëm derë më derë në Tetovë për ta kërkuar mbështetjen për të mirën e Tetovës, për Tetovën që ecë përpara me infrastrukturë moderne, pastërti, mirëqenie dhe zhvillim.

Qytetarët po e përqafojnë vizionin tonë çdo ditë e më shumë. Më 2 nëntor konfirmojmë Fitoren e Madhe dhe vazhdojmë transformimin e qytetit”, shkruan Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More