Mexhiti: Fillon projekti i rikonstruksionit të rrugëve dhe ndriçimit publik në Çairin e Vjetër

nga Redaksia

Shkup, 6 shtator – Zëvendës kryeministri i parë dhe kandidat për kryetar të komunës së Çairit nga VLEN, Izet Mexhiti sot njoftoi se ka filluar një projekt i rëndësishëm për Çairin e Vjetër, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës në këtë lagje.

“Me financim të siguruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes thirrjes së dytë për mbështetje të komunave, do të bëhet rikonstruksioni i rrugëve në një gjatësi totale prej 2 km. Punimet përfshijnë:trotuare të rregulluara, rrugë të sigurta dhe të qëndrueshme, infrastrukturë moderne që plotëson standardet e nevojshme. Vlera e investimit për rikonstruksionin e rrugëve është 30.367.000 denarë. Paralelisht, do të realizohet edhe rikonstruksioni i ndriçimit publik në të gjitha rrugët e përfshira, me një investim prej 7.264.000 denarë, që do të sigurojë më shumë ndriçim, më shumë siguri dhe kushte më të mira për banorët e lagjes, theksoi Mexhiti.

Ky projekt është vetëm një nga shumë investimet që VLEN po realizon dhe do të vazhdojë t’i realizojë në Çair.

“Qëllimi ynë është i qartë: zgjidhje konkrete, investime të prekshme dhe përmirësim i vazhdueshëm i jetës së qytetarëve”, tha mes tjerash Izet Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More