Mexhiti mesazh Ahmetit: Çairi t’i fik dritat

nga Xh M

Shkup, 5 qershor – Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar ngjarjen e sotme të Bashkimit Demokratik për Integrim me rastin e shënimit të 23 vjetorit të themelimit, të cilët vendosën që festën ta organizojnë në parkun e Çairit.

Çairi t’i fik dritat!, e fillon kështu përshkrimin Mexhiti duke vazhduar: Nëse dikush ende ka dilema mbi peshën politike të Çairit, le ta pyet Ali Ahmetin!

Postimi i plotë:

Nëse dikush ende ka dilema mbi peshën politike të Çairit, le ta pyet Ali Ahmetin!

Kriza e prodhuar artificialisht me bërllogun, senzacionalizmi me ndërtimet, komunikatat e koordinuara nga press qendra e përbashkët e Danellës dhe BDI-së me seli në Saraj, fushata e egër që na terrorizoi këto javë – të gjitha paskan qenë pjesë e skenarit të menduar mirë për të mobilizuar anëtarësinë që sonte të mos dështojë festa e BDI-së në Çair.
E megjithatë, sonte në Çair dështuan, ashtu siç dështuan para një viti, ashtu siç do të dështojnë në tetor. Sepse Çairi nuk fal, Çairi nuk harron.
– Kur e quan Çairasin uzurpator dhe njeri joligjor, e ke kthyer atë në armikun tënd më të madh!
– Kur e lufton Çairasin me Danellën dhe Apasievin, e ke vulosur fijaskon tënde politike!
– Kur e kthen Çairin në sinonim të parendit dhe ndërkohë e helmon me bërllog, i ke çuar Çairasit peshë!
Sonte Çairasit ua dhanë përgjigjen më se të merituar të gjithë atyre që po i ofendojnë përçdo ditë në media: Çairi t’i fik dritat! Kështu festa e ditëlindjes të kthehet në terr. E ndoshta më mirë, që të vazhdosh festën me iluzionin se je uragan i pamposhtur, e në fakt ke ngelë me një grusht njerëzish të lidhur nga interesi apo frika nga drejtësia.
E kur jemi te drejtësia – pa marak, veting do të ketë, edhe drejtësi do të ketë!
P.S. Ditëlindjet e mëdha meritojnë manifestime glamuroze, me shumë lluks, drita dhe ekstravagancë. Nuk ka vend më të qëlluar për një shënim të tillë se te SORAVIA.
Urime!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More