Mexhiti pret në Çair ish-kryetarin e Bursës, Rexhep Altepe

nga Redaksia

Shkup, 7 nëntor – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur sot në takim mikun e tij, Recep Altepe, ish-kryetarin e Bashkisë së Përgjithshme të Bursës në Turqi.

Në një postim në rrjetet sociale, Mexhiti ka shprehur kënaqësinë për këtë vizitë, duke e cilësuar Altepen si një figurë me vizion dhe përvojë të çmuar në fushën e zhvillimit urban.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres mikun tim, z. Recep Altepe. Vizita e tij ishte një urim i ngrohtë për fitoren tonë në zgjedhjet lokale, veçanërisht për Çairin që po zë vendin që i takon, si qendër e vlerave dhe identitetit tonë”, ka shkruar Mexhiti.

Ai ka falënderuar Altepen për mbështetjen dhe fjalët e mira, duke theksuar se miqësia dhe bashkëpunimi me Turqinë do të sjellin mundësi të reja zhvillimi për komunën e Çairit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More