Mexhiti: Program që ngre Çairin më lart: Ashensorë në 80 ndërtesa banesore!

nga D. V.

Shkup, 6 tetor – Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka shpalosur projektin për ndërtimin e ashensorëve në mbi 80 ndërtesa pesëkatëshe në Çair.

“Në çdo lagje, në çdo shtëpi e në çdo ndërtesë banesore, njerëzit meritojnë lehtësi dhe dinjitet në përditshmërinë e tyre. Prandaj, kemi përfshirë në programin tonë një projekt madhor: ndërtimin e ashensorëve në mbi 80 ndërtesa pesëkatëshe në Çair.

Ky investim do të përmirësojë jetën e mijëra qytetarëve, do të lehtësojë lëvizjen e të moshuarve, nënave me fëmijë, dhe çdo familjeje që jeton në këto ndërtesa. 80 ashensorë të rinj do të bëhen realitet në objektet banesore të Çairit, janë simbol i një qeverisjeje që mendon për çdo banor dhe për çdo detaj të jetës së tij.

Ky është Çairi që po ndërtojmë, i qasshëm, modern dhe me standarde të reja për jetesën urbane. Një Çair që ngjitet lart, me njerëzit e tij, me energjinë dhe besimin për të ardhmen.

Ne jemi gati ta realizojmë këtë projekt dhe çdo familje në Çair ta ndjejë ndryshimin në shtëpinë e vet. Sepse Çairi ecën përpara, dhe ngjitet më lart, bashkë me qytetarët e tij!”, ka deklaruar Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More