Mexhiti siguron Kurtin: Bashkëpunimi ynë qeveritar ka qenë i sinqertë dhe i thellë, i njëjti do të vazhdojë

nga D. V.

Shkup, 6 nëntor – Zëvendëskryeministri i në largim i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka falënderuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, për urimin që ky i fundit ia bëri koalicionit VLEN, pas fitores në zgjedhjet lokale, përcjell TV21. Ndonëse Mexhiti kalon në krye të komunës së Çairit, ai përmes një shkrimi ka siguruar Kurtin që bashkëpunimi i deritanishëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Miku im, z. Albin Kurti, falemnderit per urimin për fitoret e VLEN-it në çdo cep të Maqedonisë së Veriut. Përgjatë muajve në qeveri, sa unë isha zv/kryeministër, bashkëpunimi ynë qeveritar ka qenë i sinqertë dhe i thellë. I njejti bashkëpunim do të vazhdojë ende, sepse marrëdhëniet tona janë të fuqishme e të palëkundura. Maqedonia e Veriut dhe Kosova, përkatësisht dy qeveritë tona, kanë etabluar tashmë një miqësi me punë e projekte konkrete. Punët e mira mes dy qeverive i forcojnë lidhjet tona vëllazërore e fqinjësore”, ka shkruar Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More