Ministri francez për Europën: Ambicia e Shqipërisë, realiste

nga Xh M

Edhe ministri francezi i deleguar per Europën mendon se ambicia e Shqipërisë për t’u anëtarësuar është realiste. Në takimin që pati në Tiranë me ministrin Hasani, ai shprehu ne emër te Presidentit Macron, angazhimin për të mbështetur Shqipërinë edhe në nivel teknik në procesin e negociatave.

“Franca është plotësisht e angazhuar në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për një sërë veprimesh konkrete, që nga ofrimi i ekspertëve në fusha të ndryshme e deri te financimi i projekteve në përputhje me standardet më të mira europiane.”, u shpreh ministri francez i deleguar.

Ministri Hasani nga ana tjetër është optimist se data e konferencës së katërt ndërqeveritare do të vendoset brenda pak ditësh.

“Ne shpresojmë shumë që të vazhdojmë të kemi këtë mbështetje, veçanërisht për mbajtjen e Konferencës së Katërt Ndërqeveritare, e cila urojmë të zhvillohet në ditët në vijim, sikurse edhe për hapjen e kapitujve të tjerë të mbetur brenda 2025-s deri në arritjen e objektivit tonë të qartë si kristali: mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027”, u shpreh ministri Hasani.

Ministri Benjamin Haddad konfirmoi ardhjen e Presidentit Macron në Shqipëri për Samitin e Komunitetit Politik Europian, ndërsa lajmëroi se Tirana do të mirëpresë një tjetër takim të rëndësishëm ndërkombëtar, Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, që bën bashkë 21 përfaqësues shtetësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More