Mot përvëlues në Shqipëri, temperaturat deri në 41 gradë

nga D. V.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 24 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 36 dhe 41 gradë.

Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-14 m/s.

Deti – Valëzimi 1-3 ballë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More