Moti për sot

nga D. V.

Moti i ndryshueshëm do të mbizotërojë gjatë ditës së sotme në vendin tonë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në disa zona parashihet të ketë edhe reshje shiu. Ngjashëm do të jetë edhe dita e martë.

“Nga e mërkura, mëngjeset do të jenë më të ftohta dhe parashihet mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e hershme të ditës, kryesisht në ultësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe juglindjes. Në përgjithësi, gjatë javës pritet mot tipik vjeshtor me periudha me diell, vranësira dhe reshje të përkohshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More