MPB: Denoncimet për bomba në shkollat e Kumanovës dhe Shkupit ishin të rrejshme

nga D. V.

Shkup, 29 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim në lidhje me denoncimet për bomba në disa shkolla të Kumanovës. Nga MPB thonë se denoncimet janë të rrejshme.

“Në SPB Shkup dhe SPB Kumanovë dje rreth orës 18:00 është raportuar se në adresat e e-mailit të 30 shkollave në Shkup dhe 17 shkollave në Kumanovë kanë arritur mesazhe për gjoja të vendosura mjete shpërthyese në shkolla. Janë ndërmarrë menjëherë masat dhe aktivitetet e duhura, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rreme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pas denoncimeve për bombave, procesi mësimor në shkollat përkatëse u ndërpre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More