Muhamed Elmazi kandidat për kryetar të Komunës së Sarajit

nga Redaksia

Shkup, 1 gusht – Nga VLEN bëjnë të ditur se krerët e këtij koalicioni kanë vendosur që Muhamed Elmazi do të jetë kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Elmazi, i cili aktualisht mban pozitën e drejtorit ekzekutiv të ndërmarrjes publike NOMAGAS Sh.A., vlerësohet si një profil serioz dhe menaxherial me përvojë në administratë publike dhe energjetikë. Nën drejtimin e tij, kjo ndërmarrje ka pasur rritje në efikasitet dhe transparencë, duke u shndërruar në një model funksional për menaxhimin e ndërmarrjeve publike.

Brenda VLEN-it, Elmazi shihet si figurë unifikuese, me qasje të qetë dhe profesionale, i aftë për të ndërtuar besim tek qytetarët dhe për të sjellë një frymë të re në qeverisjen lokale të Sarajit.

Zyrtarizimi publik i kandidaturës pritet në ditët në vijim, ndërsa brenda strukturave të koalicionit është rënë dakord që ai do të mbajë flamurin e VLEN-it në këtë komunë me peshë të madhe politike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More