NATO: Porto Romano po shqyrtohet nga ekspertët! Përgëzojmë Shqipërinë për investimet në infrastrukturë të përshtatshme

nga L. M

“Ne mirëpresim ofertat nga Aleatët për të ndërtuar objekte të NATO-s.” 

E menjëhershme ishte përgjigjja zyrtare e NATO-S pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për investimin në Porto Romano.

Ekskluzivisht për Report Tv, një zëdhënës i lartë i Aleancës së Euroatlantikut i tha gazetarit Ermal Qori se: “Lidhur me Porto Romanon, ne përgëzojmë investimet e Shqipërisë në infrastrukturë të përshtatshme.”

“Ekspertët tanë i shqyrtojnë oferta të tilla bazuar në kërkesat ushtarake të përcaktuara nga planifikuesit tanë ushtarakë”,- thuhet në përgjigjen zyrtare.

Këtë të mërkurë kreu i qeverisë Shqiptare Edi Rama u prit në selinë e Natos nga sekretari i përgjithshëm Mark Rutte.

Pas takimit Rama foli edhe për një nga projektet strategjike më të rëndësishme që vendi synon të realizojë në bashkëpunim me NATO-n, ndërtimin e një porti të ri ushtarak në Porto Romano.

“Jemi shumë të interesuar të diskutojmë me ju për hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrim për të bërë të mundur ndërtimin e portit të ri ushtarak në Porto Romano-“vijoi Rama.

Shqipëria shihet si një aleate e besueshme dhe besnike e NATO-S, në këtë kuadër vendi ynë do të organizoj samitin e arshëm të aleancës Euroatlantike në vitin 2027.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More