Në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të UT-së u mbajt ligjëratë teorike-praktike për mbrojtje nga zjarri

nga Xh M

Në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara (FSHZ), u mbajt ligjëratë teorike-praktike me temën “Trajnim për zjarrfikje dhe mbrojtje nga zjarri”, dhe u organizua në bashkëpunim me kompaninë MATO, e cila prodhon aditivë dhe mveshje për materiale ndërtimore si dhe për njësitë përkatëse të shërbimeve të emergjencës.

Ky aktivitet, siç theksohet në kumtesë, kishte për qëllim rritjen e vetëdijes dhe aftësimin e studentëve për ndërhyrje në raste zjarri si dhe për projektimin e ndërtesave të sigurta ndaj kësaj dukurie. Në këtë trajnim u prezantuan mënyra të ndryshme për parandalimin e zjarrit dhe u demonstruan teknikat e zjarrfikjes, me qëllim që studentët të marrin njohuri praktike për menaxhimin e situatave emergjente.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara Prof. Dr. Enis Jakupi, theksoi rëndësinë e integrimit të njohurive për mbrojtje nga zjarri në kuadër të programeve të studimit.

“Në lëndë të caktuara në FSHZ, përveç që i përgatisim studentët për projektim, i përgatisim edhe për projektimin e mbrojtjes kundër zjarrit. Zjarri është një dukuri që paraqitet shpesh nëpër objekte, me shumë shkaktarë, dhe qëllimi ynë është që përveç mënyrave për fikjen e zjarrit, t’i mësojmë edhe si t’i mbrojnë objektet që të mos vijë fare deri te zjarri” – u shpreh dekani i kësaj njësie akademike.

Ai shtoi se studentët mësojnë për përdorimin e materialeve ndërtimore të trajtuara me aditivë specialë që ulin rrezikun nga zjarri. Trajnime të tilla mbahen çdo vit akademik dhe janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të FSHZ-së për të përgatitur profesionistë të rinj, të aftë dhe të vetëdijshëm për sigurinë e mjedisit ndërtimor dhe mirëqenien e komunitetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More