Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku thotë se fryma anti-Kosovë vazhdon të kultivohet në Serbi, madje sipas tij, edhe nëpërmjet teksteve shkollore.
Boshnjaku thotë se gjeneratat e reja në Serbi, po “infektohen nga sëmundja kundër Kosovës”.
“Për fat të keq fryma nacionaliste serbe kultivohet me të madhe edhe në gjeneratat e reja atje në Serbi, dhe fryma anti-Kosovë konsiderohet si një frymë normale atje meqë edhe në materialet shkollore vazhdon të mësohet se Kosova është pjesë e Serbisë, andaj duket shumë normale që edhe gjeneratat e reja të jenë të infektuar me këtë lloj sëmundje, nëse mund ta quajmë kështu”, tha Boshnjaku.