Nesër do të paguhet kryegjëja dhe interesi i emetimit të dytë të fletobligacionit të qytetarëve, po përgatitet prospekt i ri

nga Xh M

Shkup, 13 nëntor – Ministria e Financave nesër do ta paguajë kryegjënë dhe interesin për vitin e dytë të fletëobligacionit të dytë të qytetarëve. Mjetet në vlerë prej 17.6 milionë eurove dhe interesi në vlerë prej 880 mijë eurove, do të paguhen në llogaritë e qytetarëve që kanë regjistruar fletëobligacione nga fletëobligacioni i dytë i qytetarëve, njoftoi Ministria e Financave.

Fletëbligacioni i dytë i qytetarëve u emetua nga Ministria e Financave më datë 7 nëntor 2023 me afat maturimi prej 2 vitesh dhe normë interesi prej 5% në nivel vjetor. Interesi për vitin e parë u pagua nëntorin e kaluar, ku u pagua vlera prej 54.274.000 denarëve ose 880 mijë euro.

Fletëbligacioni i qytetarëve si instrument i ri u prezantua në vitin 2023, me qëllim pasurimin e ofertës së instrumenteve të reja të financimit në tregun financiar dhe zgjerimin e burimeve të financimit për politikat ekonomike.

Deri më tani, janë emetuar dy emetime në vlerë të përgjithshme prej 41.1 milionë eurosh. Në emetimin e parë, u regjistruan fletëobligacione në vlerë prej 23.5 milionë eurosh, ndërsa në të dytin 17.6 milionë euro.

Përkatësisht, Ministria e Financave në periudhën e kaluar ka punuar në analizën e tregut financiar dhe trendeve në rajon dhe Evropë, në drejtim të diversifikimit të ofertës së instrumenteve financiare për investime, si dhe po punohet për përgatitjen e emetimit të ri të fletobligacionit të qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More