Nesër i jepet lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në TKOB

nga L. M

Të martën, regjisori i madh Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit.

Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit nga ora 10:00-13:00. Detajet u bënë me dije nga e bija e regjisorit, përmes një postimi në rrjete sociale.

Dhimitër Anagnosti, një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Në karrierën e tij 40-vjeçare, Anagnosti shkroi 15 skenarë, ndërsa realizoi 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More