Nga Spiropali, tek Holta Zaçaj në kabinetin e qeverisë Rama, Marash Logu: Ky shkëmbim tregon shumë …

nga L. M

Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, ka dhënë dorëheqjen nga posti që ka mbajtur prej shumë vitesh pranë Edi Ramës. Mediat citojnë emrin e Vilma Premtit. Po kush është kandidatura?

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu i ftuar në studion e “Task Forcë’ bëri një rezyme ndërsa sa i takon largimit të Holta Zaçes nga kreu i Gjykatës Kushtetuese e përshkroi kështu

“Po largohet njeriu më i kapur që ka pasur ndonjëherë Gjykata Kushtetuese dhe më e paaftja”  tha Logu e vijoi.

Në 2023 kur u bë kryetare e gjykatës Kushtetuese mori drejtoreshë të kabinetit të saj drejtoreshën e kabinetit të Elisa Spiropalit, asokohe ministre e shtetit për  Marrëdhënien me Parlamentin. Tani që i mbaroi mandati, drejtoresha e saj e kabinetit është emëruar drejtoreshë e kabinetit të Edi Ramës. Pra nga Elisa Spiropali tek kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tek qeveria. Ky shkëmbim tregon shumë për pavarësinë e institucioneve.  

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More