Nuk ka më zjarre aktive

nga Xh M

Shkup, 25 korrik – Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi në mesditë shuarjen edhe të zjarrit të fundit, atij në afërsi të Tazhevë të Komunës së Makedonski Brodit, pranë Ndërmarrjes Publike “Jasen”, i cili kishte mbetur i vetmi zjarr aktiv në 24 orët e fundit. Falë shiut lokal dhe uljes së temperaturave, por mbi të gjitha angazhimit në masë të punonjësve të të gjithë institucioneve, përfshi edhe dy helikopterët e policisë, zjarri më në fund u vendos nën kontroll. “Për momentin nuk ka flakë” – njoftuan nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, duke numëruar 40 pjesëtarë të ushtrisë, 30 nga forcat speciale të MPB-së, 10 zjarrfikës dhe mjetet logjistike mbështetëse. Ditët e fundit, në ambient të hapur ishin aktive gjithsej 18 zjarre, nga të cilat vetëm zjarri në Makedonski Brod kishte qenë më i gjati dhe më i vështiri për t’u vendosur nën kontroll.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More