Odegaard, ende larg rikthimit në fushat e blerta

nga D. V.

Lajmet nga Norvegjia nuk janë pozitive për Arsenalin. Ndërsa Martin Odegaard po rikuperohet nga një dëmtim në gju, trajneri i tij i kombëtares, Stole Solbakken, ka lënë të kuptohet se rikuperimi do të zgjasë më shumë se sa pritej.

Kapiteni i “Topçinjve” pësoi një këputje të ligamentit medial kolateral në gjurin e majtë dhe fillimisht pritej të mungonte gjashtë javë. Por, me afrimin e pushimit ndërkombëtar, Solbakken zbuloi se lojtari i tij është “ende shumë larg rikthimit”, transmeton GazetaBlic Sport.

Megjithatë, organizatori 26-vjeçar i është bashkuar ekipit kombëtar norvegjez, ndërsa ekipi kërkon të kualifikohet për Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1998.

“Progresi i tij është i qëndrueshëm, por ai ende ka një rrugë të gjatë për të bërë”, shtoi Solbakken përpara ndeshjeve kundër Estonisë dhe Italisë.

Odegaard do të vazhdojë rehabilitimin e tij me stafin mjekësor norvegjez mes Oslos dhe Milanos.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More