OEMVP në takim me kandidatët e AKI-së: Kërkoi që të ofrojnë kushte më të volitshme infrastrukturore

nga Redaksia

Shkup, 6 tetor – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore zhvilloi takim me disa nga kandidatët e AKI-së për kryetarë komunash. Komuniteti i bizneseve shqiptare kërkoi nga kandidatët për Komunën e Sarajit dhe Komunën e Likovës që të ofrojnë kushte më të volitshme infrastrukturore nëse eventualisht zgjidhen. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Odës, Nuhi Aliu tha se do të bëjnë shtypje në pushtetin qendror që të kenë prioritet komunat shqiptare në ofrimin e kushteve për zhvillim të bizneseve private, pasi që kjo do të thotë edhe rritje të kapaciteteve për punësime të reja të banorëve të atyre zonave.

“Këto dy projekte, sidomos kyçja në autostradë e bizneseve, të cilat veçse kanë bërë investime aty, të jetë me prioritet dhe njëkohësisht zgjerimi i rrugës së Sarajit… Nga Komuna e Likovës në bazë të prezantimit të programit ai na përmendi rrugën Bellanocë-Stançiq dhe tregoi se paska qenë një afat 5 vjeçar që të realizohet dogana për qarkullimin e mallrave me mjete transportuese me kapacitet të madh, mirëpo kjo nuk është realizuar”, tha Nuhi Aliu, u.d. Kryetar i OEMVP-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More