Ognenoski: Digjitalizimi, rrisim produktivitetin e të gjithë nëpunësve dhe fitimin e kompanive

nga Redaksia

Shkup, 17 shtator – Zhvillimi ekonomik kërkon hapërim me digjitalizimin, sepse kjo e fundit sjell projekte të reja dhe punëtorë të rinj, u tha në konferencën kushtuar ekonomisë së vendit. Kjo njëherësh ndal ikjen e fuqisë punëtore jashtë vendit dhe shton përfitimin e sipërmarrjeve, thanë nga rrjeti biznesor.

“Mungesa e fuqisë punëtore në Maqedoni po vijon. Kјо valë të cilën Evropa e kishte në dekadat e kaluara, në Maqedoni vjen tash për faktin se tani po lëshohemi në kufirin përafërsisht 10% të papunësisë dhe akoma s’kemi mbërri në përqindjen ideale, 4 – 5%. Pastaj, nevoja e përdorimit të teknologjive të reja, implementimi i digjitalizimit. Në shoqërinë tonë duhet të digjitalizohen të gjitha kompanitë, me qëllim që ta rrisim produktivitetin e të gjithë nëpunësve dhe fitimin e kompanive.”, – deklaroi themeluesi i rrjetit biznesor, Ognen Ognenoski. 

“Konkluzionet janë se duhet të fokusohemi në transformimin e gjelbër, ta dimë se digjitalizimi duhet të na ndihmojë në rritjen e biznesit. Kemi mungesë të fuqisë punëtore. Të shfrytëzoj rastin të potencoj se duhet ta rrisim produktivitetin e punëtorëve.”, – theksoi organizatori, Vlladimir Ristevski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More