Operacion policor në plazhin e Golemit, sekuestrohen 70 çadra dhe shezlonë

nga D. V.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur për një operacion policor në Kavajë “Plazhi i lirë”, për lirimin e hapësira publike.

Në njoftim thuhet se hapësirat e plazhit në Golem ishin zënë në mënyrë të paligjshme nga pushuesit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit ‘Plazhi i lirë’, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjektet në bregdet apo nga vetë pushuesit, duke vënë çadra dhe shezlonë.

Si rezultat i kontrolleve, në plazhin e Golemit, u konstatuan dhe u hoqën 70 komplete me çadra dhe shezlonë që ishin vendosur nga qytetarët, pa lejen përkatëse”, thuhet në njoftim.

Shërbimet e Policisë thonë se do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More