Pamela Anderson pa makijazh në moshën 58-vjeçare: S’dua të jem më vajza më e bukur në dhomë

nga L. M

Aktorja dhe ikona e viteve ‘90, Pamela Anderson, ka vendosur të sfidojë pritshmëritë e shoqërisë ndaj grave në moshë, duke u shfaqur në ngjarjet më të rëndësishme të modës dhe filmit pa asnjë grim në fytyrë.

Në moshën 58-vjeçare, ajo ka zgjedhur të përqafojë natyralitetin, duke u kthyer në një simbol të një lëvizjeje gjithnjë e më të dukshme, bukuria pa filtra dhe pa presionin e përsosmërisë.

Në një intervistë për Vogue gjatë Javës së Modës në Paris, Anderson u shpreh: “Nuk jam duke u përpjekur të jem vajza më e bukur në dhomë. E ndiej si liri, si një lehtësim.”

Vendimi i Anderson për të lënë pas dekada të tëra grimi të rëndë dhe pamjes së kuruar të skenës, nuk është thjesht një zgjedhje estetike është një deklaratë identiteti dhe vetëpranimi.

Ajo i bashkohet listës së yjeve si Alicia Keys, të cilat kanë zgjedhur të heqin dorë nga grimi në publik, duke inkurajuar gratë të ndihen të bukura në lëkurën e tyre, pa domosdoshmërisht ndjekur standardet e industrisë së bukurisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More