Parametrat më të lartë të cilësisë në ndërtimin e rrugës “Nënë Tereza” në Laknas

nga D. V.

Investimi për rikonstruksionin e rrugës “Nënë Tereza” në Laknas, Kamzë, synon përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve.

E ndodhur në një zonë në zhvillim, punimet për rikonstruksionin e kësaj rruge vijnë si domosdoshmëri për garantimin e një infrastrukture rrugore me standarde për banorët e zonës dhe bizneset.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në lotin e dytë të kësaj rruge me një gjatësi prej 17 kilometrash.

“Në Laknas, Kamzë, vijon puna për lotin e dytë të investimit në rrugën “Nënë Tereza”, me një gjatësi prej 17 km, që po realizohet me standardet dhe parametrat më të lartë të cilësisë”, u shpreh Rama, krahas pamjeve.

Rruga “Nënë Tereza” konsiderohet një segment i rëndësishëm rrugor pasi është rruga kryesore lidhëse e fshatit Laknas.

Rruga ekzistuese ishte në gjendje të amortizuar, ndërkohë që investimi parashikon ndërtimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve si dhe rrjetin e kullimit të ujërave të shiut, bashkë me sistemin e ndriçimit dhe sinjalistikën rrugore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More