Pas largimit të dy deputetëve, dhe gjysma e elektoratit në ASH, a duhet Arben Taravari të dorëhiqet?

nga Redaksia

Shkup, 23 maj – ASH krahu i Arben Taravarit çdo ditë e më shumë po dobësohet për shkak të largimeve masive që po bëhen.

Pas dorëheqjes së deputetit Sulejmani ditë më parë, vjen edhe një largim tjetër nga ana e deputetes Mimoza Musa e cila i kthen shpinën Taravarit për të vazhduar rrugën e ndryshimit ashtu siç thotë dhe ajo në postimin e saj, shkruan zhurnal.

Krahas largimeve nga ana e funksionarëve të lartë, Taravarit i kthejnë shpinën dhe një pjesë e madhe e elektoratit për shkak se nuk pranojnë në asnjë mënyrë bashkëpunimin e tij me BDI.

Dhe pas gjithë këtyre ndodhive në skenën politike, a duhet Arben Taravari për çështje morale të dorëhiqet?

Në fakt, sikur të kishte mbetur pak moral politik tek figura e Arben Taravarit pas këtij grushti që i ndodhë në krahun e partisë së tij, ai duhet të tërhiqet krejtësisht nga politika derisa ato pak mbështetës të cilët i kanë mbetur të orientohen tek krahu i Ziadin Selës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More