Pas zgjedhjeve lokale intensifikohet dialogu me Sofjen, Ustula von der Leyen të mërkurën në Shkup

nga Xh M

Bruksel, 6 tetor – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Shkupin të mërkurën e ardhshme. Agjenda zyrtare ende nuk është bërë publike, por dihet se shefja e KE-së do të takohet me të gjithë krerët e shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Vizita ndodh në një kohë kur qeveria maqedonase ka paralajmëruar se pas përfundimit të zgjedhjeve dhe me fillimin e vitit të ri do të intensifikohet dialogu me Sofjen zyrtare.

Vizitës së presidentes së KE-së i ka paraprirë ministrja për Evropën e Austrisë, Claudia Plakolm, e cila ndodhet në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ajo njoftoi se Austria dhe Sllovenia, së bashku me Gjermaninë dhe Italinë, po nisin një iniciativë në Komisionin Evropian për të ndryshuar procesin e vendimmarrjes për anëtarësimin e vendeve kandidate – duke propozuar që për hapat teknikë ndërmjetës të vendoset me shumicë të kualifikuar, ndërsa për fillimin dhe përfundimin e negociatave të jetë e nevojshme njëzëri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More