PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

nga L. M

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të shmangë provokimet ndaj opozitës dhe të zbatojë nenin 103, pika 7 e Rregullores.

Sipas grupit të PD-së “çdo ndryshim i njëanshëm nga Kuvendi i të drejtave të deputetëve të pakicës, apo interpretimit 34-vjeçar të Rregullores së Kuvendit, është atentat ndaj parlamentarizimit dhe asgjësim i të drejtave të opozitës parlamentare, dhe për pasojë është dhe do të jetë i papranueshëm për deputetët e opozitës”.

Në fund grupi i PD i kërkon Peleshit që në ushtrim të përgjegjësive të tij, të marrë masa për normalizimin e jetës parlamentare dhe të ndalë menjëherë ato që ai i cilëson si akte provokative ndaj opozitës dhe sjelles së saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Kujtojmë se prej disa kohësh Kuvendi i Shqipërisë është i përfshirë nga tensione të larta mes mazhorancës dhe opozitës, duke bërë të pamundur zhvillimin normal të seancave plenare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More