Peleshi pret ambasadorin Shkurov: Mbështetja për Ukrainën garanton sigurinë e të gjithëve

nga D. V.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov.

Gjatë takimit, Peleshi theksoi se Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet një aleate e qëndrueshme e Ukrainës, në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe vlerave demokratike që ndajmë.

Për kryetarin e Kuvendit, “mbështetja për Ukrainën është mbështetje për paqen, stabilitetin dhe rendin ndërkombëtar që garanton sigurinë e të gjithëve”.

Gjatë këtij takimi, ambasadori Shkurov gjeti rastin t’i komunikojë edhe personalisht Peleshit, vlerësimin e Presidentit Volodymyr Zelensky të vitit 2023, me Urdhrin e Princ Jarosllavit të Urtë.

Vlerësimi mban motivacionin “Për kontributin në forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tona dhe mbështetjen e Ukrainës në luftën e saj heroike për liri”, gjatë kohës kur Peleshi ushtronte detyrën e Ministrit të Mbrojtjes. Nga ana e tij, Peleshi u shpreh thellësisht mirënjohës për këtë vlerësim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More