Sipas raportimit të gazetarit të News24, Ergys Gjençaj, në këtë mbledhje do të jepen porosi të veçanta nga Rama për intensifikimin e punës në terren dhe mobilizimin e strukturave lokale të partisë. Pritet që të kërkohet dhe të urdhërohet angazhimi i plotë i deputetëve që përfaqësojnë zonat ku do të zhvillohen zgjedhjet.
Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në Tiranë, Berat, Vlorë, Tepelenë, Cërrik dhe Mat.
Në fokus të takimit të sotëm pritet të jetë edhe zyrtarizimi i emrave të kandidatëve të Partisë Socialiste për 5 prej këtyre bashkive, ndërsa kandidati për Bashkinë e Tiranës është konfirmuar se do të jetë Ogerta Manastirliu.