Po pozonte në plazh në Indonezi , shkaku i kufjeve nuk e dëgjoi zhurmën e dallgëve që po vinin – uji “merr me vete” adoleshenten e cila humb jetën

nga D V

Ky është momenti tragjik kur një adoleshente e “marrin me vete” dallgët e detit derisa po pozonte në një plazh shkëmbor, e banorët e atjeshëm bëjnë gjithçka duke tentuar ta shpëtojnë.

Merlin Septiana, 18-vjeç, kishte arritur me miq për të bërë fotografi në plazhin Semeti në pjesën qendrore te Lombokut në Indonezi, transmeton Telegrafi.

Ajo është parë në një fotografi pak sekonda para se të goditej nga dallgët e detit, të cilat më pas nuk i dëgjoi duke bërë zhurmë për shkak të kufjeve që i kishte në vesh.

Nxënësja e shkollës së mesme ishte emocionuar dhe po bënte poza në shkëmb, duke mos e ditur se dallgët po vinin me shpejtësi për ta goditur Merlinin.

Në videon amatore, shihen banorët e zonës duke tentuar ta shpëtojnë Merlinin, por që rrëshqet nga gurët dhe zhduket në shkumën e dallgëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More