Policia amerikane gjeti 5 mijë dollarët e humbura, kontaktoi pronarin – burri mendonte se dikush po tenton ta mashtrojë në telefon

nga D. V.

Tentimi i një zyrtari policor në Miçigan të SHBA-ve për t’ia rikthyer 5 mijë dollarët e humbur pronarët, ishte paksa problematik për faktin se pronari i tyre mendonte në bisedën telefonike me policin së bëhej fjalë për ndonjë mashtrim.

Policia amerikane njoftoi në rrjetet sociale se kishin gjetur paratë në mes të një rruge, kështu kontaktuan bankën më të afërt që përmes portofolit dhe mjeteve identifikuese konfirmuan identitetin e pronarit, i cili disa orë më herët i kishte tërhequr.

Ata menjëherë e telefonuan, por pronari i parave fillimisht mendonte se bëhej fjalë për një telefonatë që kishte për qëllim ta mashtronte.

“Personin që e kontaktuam mendonte se bëhej fjalë për një skemë mashtrimi, dhe për këtë e mbylli disa herë telefonin”, u tha nga policia.

Por pas disa tentimeve, arritën ta bindin se bëhet fjalë për policinë e vërtetë dhe se ata kishin gjetur paratë e tij të humbura.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More